INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Prokuroria: 4 vite burg për gjyqtaren Majlinda Andrea

Prokuroria: 4 vite burg për gjyqtaren Majlinda Andrea

Publikuar më: 11:33 08-05-2017

Prokuroria ka kërkuar ditën e sotme për gjyqtaren Majlinda Andrean e cila akuzohet për korrupsion, 4 vjet burg dhe për 5 vite të tjera heqjen e së drejtës për ushtrimin e funksioneve publike.Në pretencën e sotme prokuroria kërkoi konfiskimin e pasurisë prej 50 mijë euro të gjyqtares
Pretenca për të pandehurit e tjerë:
5 vjet burg për Odhise Andrean, dhe heqjen e së drejtës për ushtrim të funksioneve publike për 5 vjet.
4 vjet burg për Petraq Dashin
2 vjet për Ilia Cabirin
1 vit për Eleni Linon
Sipas akuzës, nga hetimet rezulton se për të përfituar një verdikt të favorshëm për një çështje pronësie i janë paguar te bashkëshorti i gjyqtares 50 mijë euro, ndërkohë që hetimi është zhvilluar së pari nga Krimet e Rënda dhe më pas është shpallur moskompetenca, pasi gjatë përgjimeve doli edhe emri i gjyqtares së lartë.

Article Logic
Execution time: 0.0040888786315918