INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Prokuroria dyshon se marinarët shqiptarë mund të jenë bashkëpunëtorë me egjiptianin

Prokuroria dyshon se marinarët shqiptarë mund të jenë bashkëpunëtorë me egjiptianin

Publikuar më: 15:04 24-06-2016

Prokuroria për Krimet e Rënda ka marrë në dorë hetimet në lidhje me rrëmbimin e peshkarexhës dhe kryesisht për veprën penale të gjobëvënies. Po sipas Klan.tv ka dyshime se marinarët shqiptarë mund të jenë bashkëpunëtorë të egjiptianit, për motive që janë ende të paqarta.
Aktualisht kanë kaluar tre ditë nga zhdukja e peshkarexhës “Çelepia 2” dhe ende nuk ka asnjë të dhënë mbi fatin e dy marinarëve shqiptarë, të cilën ndodhen në bordin e saj.
Marinari egjiptian, Adel Mohamed Sallam, dy ditë më parë kontaktoi me një bashkëkombasin e tij në Durrës, i tha se kishte marrë peng dy shqiptarët, Dhimitër Malja dhe Luan Mema e se do të fundoste anijen, nëse nuk i paguheshin 70 mijë euro.
Autoritet shqiptare nuk mund të përcaktojnë se ku është anija, pasi është fikur aparatura e “blue box-it”. Ndërsa autoritetet egjiptiane sqarojnë se nga kërkimet e bëra nuk kanë mundur të gjejnë anijen në portin e Aleksandrisë.

Article Logic
Execution time: 0.0029189586639404