INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Prokuroria e Durrësit nis hetimet për kontejnerët me mbetje

Prokuroria e Durrësit nis hetimet për kontejnerët me mbetje

Publikuar më: 11:47 03-03-2017

Prokuroria e Durrësit ka nisur hetimet për 1300 kontejnerë me mbetje që mund të kenë përfunduar në Shqipëri.

Ky hetim nisi pas një lajmi që mediat italiane publikuan se në Shqipëri kanë hyrë nga porti i Durrësit kontejnerë me mbetje.


Reagim ka pasur edhe Aleanca kundër Importit të Plehrave, e cila i ka dërguar një letër ministrisë së Mjedisit, ministrit të Financave Arben Ahmetaj si dhe kryeprokurorit Adriatik Llalla, ku kërkon informacion për mbetjet që kanë hyrë në Shqipëri. AKIP ngre pyetjen nëse ka pasur transit kontejnerësh me mbetje gjatë vitit 2014-2016.
“Kërkojmë informacion nëse ka pasur tranzit kontenieresh me mbetjeje gjatë vitit 2014-2016. Cilat pika doganore janë përdorur për kalimin e mbetjeve?”- thuhet në letrën e AKIP.

Pas publikimit të lajmit reagim ka pasur dhe nga Prokuroria e Përgjithshme, e cila e mohoi të ketë hetim për këtë çështje.

“Në bazë të interesimit tuaj, Prokuroria e Përgjithshme njofton se: Nuk ka ndonjë hetim lidhur me sa pretendohet në një shkrim të shpërndarë pasditen e sotme, lidhur me hyrje të mundshme në mënyrë të paligjshme të kontejnerëve me mbeturina. Gjithashtu, në takimin ndërmjet Prokurorit të Përgjithshëm, z. Adriatik Llalla dhe Drejtorit të Antimafias Italiane, z. Franko Roberti, nuk është diskutuar një çështje e tillë”, deklaroi zyrtarisht Prokuroria e Përgjithshme.

Article Logic
Execution time: 0.0044229030609131