INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Prokuroria e Katanias mbyll hetimet për dosjen “Habilaj”, merret vendimi për Tahirin

Prokuroria e Katanias mbyll hetimet për dosjen “Habilaj”, merret vendimi për Tahirin

Publikuar më: 22:21 17-12-2017

Hetimet për dosjen Habilaj kanë përfunduar në Prokurorinë e Katanias. Kanë qenë mediat italiane ato që e kanë bërë të ditur këtë lajm të rëndësishëm.
Prokuroria e Katanias ka mbyllur sot zyrtarisht hetimet për dosjen ‘Habilaj’ ku ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri nuk bën pjesë tek personat që do të hetohen.
Meridionews.it raporton se lista e autorëve të dyshuar në dokumentin përfundimtar te hetimeve të Prokurorisë së Katanias përbëhet nga 15 persona, ku më i njohuri në atë listë është Moisi Habilaj. Sipas të njëjtës media, Habilaj është më i njohuri jo vetëm për shkak të akuzës si kreu i organizatës, por edhe për shkak se ai është kushëriri i ish- ministrit të Brendshëm shqiptar, Saimir Tahiri.
Meridionews.it, raporton se të vetmit shqiptarë që janë pjesë e hetimeve përfundimtare, përveç Moisi Habilajt janë edhe Maridian Sulaj dhe Fatmir Minaj, ku Sulaj ndodhet në burgun e Piazza Lanza, ndërsa Minaj do të presë evoluimin e çështjes gjyqësore.
Në listën e 15 emrave përmendet Florian Habilaj, Sabaudin Çelaj, Armando Sulaj dhe Nezar Seiti. Keto 15 te pandehur tani do të dalin para gjykatës së Katanias.

Article Logic
Execution time: 0.0035021305084229