INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Prokuroria e Serbisë zgjeron hetimet për Haradinaj [Video]

Publikuar më: 17:28 11-01-2017

Një ditë para mbajtjes së seancës ndaj kreut të AAK-së Ramush Haradinaj në Francë, prokuroria për krime lufte e Serbisë ka bërë të ditur se po zgjeron hetimet ndaj tij. Pala mbrojtëse e Hardinajt shpreson se nesër do të jetë dita e lirimit për klientin e tyre ndërkohë që Serbia duket se po merr të gjitha masat që një gjë e tillë të mos ndodhë. Agjencia e lajmeve e Serbisë tanjug raporton se Prokuroria i ka dhënë urdhër Ministrisë së Drejtësisë për zgjerim të hetimeve për Haradinajn. Urdhri për zgjerim të hetimeve do të përkthehet deri në fund të kësaj jave dhe do t’i dërgohet Francës bashkë me kërkesën për ekstradim të Haradinajt në Serbi. Sipas mediave serbe, zgjerimi i hetimit ka të bëjë me veprat penale të cilat nuk kanë qënë të përfshira në aktakuzën e Tribunalit të Hagës, për të cilat është shpallur i pafajshëm. Ndërkohë në Kosovë janë mbajtur sot sërish protesta për lirimin e Ramush Haradinaj. Këtë herë banorë të Gjakovës, Rahovecit, Mitrovicës dhe Gjilanit janë bashkuar në marshin protestues në mbështetje të kreut të AAK-së. Po kështu edhe Ferizaj, Peja dhe Prizreni kanë zhvilluar protesta. Haradinaj mbahet i ndaluar prej nje jave nga autoritetet franceze mbi bazën e një urdhërarresti ndërkombëtar të lëshuar që më 2004 nga Serbia, me akuzen e kryerjes së krimeve të luftës në periudhën e luftës në Kosovë.

Article Logic
Execution time: 0.0035600662231445