INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Prokuroria: Gruevski e ka planifikuar arratisjen dy muaj para se të akuzohej për rastin ‘Titaniku’

Prokuroria: Gruevski e ka planifikuar arratisjen dy muaj para se të akuzohej për rastin ‘Titaniku’

Publikuar më: 21:42 03-02-2019

Ish kryeministri maqedonas Nikolla Gruevski, teksa arratiset nga Maqedonia pas akuzave për shpërdorim detyre
Nikolla Gruevski nuk ka ikur në momentin e fundit, por e ka planifikuar arratisjen në detaje, shprehen burime nga Prokuroria maqedonase.

Prokuroria pretendon se ish kryeministri Gruevski nuk e ka thënë të vërtetën dhe ka manipuluar publikun për shkak se në hetime janë mbledhur dëshmi ku vërtetohet se ai ka nisur të planifikojë arratisjen dy muaj para rastit ‘Tanku’ për të cilin akuzohet.

Gruevski pikërisht në shtator ka tërhequr paratë nga llogaritë bankare në Maqedoni, rreth 200.000 mijë euro dhe që kaloi pa u vënë re nga organet kompetente dhe hetuese.

Detajet se si u ndihmua Gruevski të arratisej nga Maqedonia mbeten ende të panjohura edhe pas intervistës së tij të djeshme për një media maqedonase nga Hungaria ku ai është edhe në azil politik.

Prokurorja Vilma Ruskoska deklaroi se është e pritshme që Gruevski të mos zbulojë detaje për arratisjen e tij.

‘Që nuk dëshiron ta thotë se si është arratisur, kjo është normale. Nëse e thotë do të duhet të zbulojë kush apo cilët e kanë ndihmuar gjatë arratisjes’, tha prokurorja Ruskovska.

Article Logic
Execution time: 0.003262996673584