Në bazë të një raporti mbi drogën, i përpiluar nga SHISH-i, dhe më pas i është dërguar Prokurorisë, Prokuroria e Krimeve të Rënda prej 2 muajsh ka nisur një hetim, për disa zyrtarë të Policisë së Shtetit. Dyshohet se këta zyrtarë, janë të përfshirë ose tolerojnë kultivimin dhe trafikimin e lëndëve narkotike në vend.
Ndërkohë, pas dy muajsh hetime, Prokuroria ka njoftuar SHKB-në e Ministrisë së Brendshme në lidhje me hetimet. Kjo shpjegon edhe arsyen se përse PD-ja po del në deklarata duke sulmuar disa zyrtarë të Policisë së Shtetit si pjesë e trafikut të drogës.
Ja lista e zyrtarëve të Policisë, të akuzuar nga PD.
Policia Qarku Tiranë
Ervin Hodaj, Drejtor i Policisë Vendore, Tiranë
Ermal Muca, Zëvendësdrejtor i Policisë Vendore Tiranë
Arben Skëndo, Drejtor i SHÇBA-së
Robert Haskaj, Specialist i SHÇBA-së
Demaliaj, Inspektor i Policisë, Tiranë
Alban Ahmetaj, Inspektor i Policisë, Tiranë
Hysni Mancaku, Ish-agjent i Krimeve, Tiranë
Qarku Berat
Fatmir Lleshi, Drejtor i Policisë Vendore, Berat
Afrim Tafa, Ish-Drejtor i Policisë Vendore, Berat
Ferdinand Dusha, Shef i Komisariatit të Policisë, Skrapar
Learton Hoxha, Shef i Komisariatit, Berat
Qarku Dibër
Edmond Targaj, Drejtor i Policisë Vendore, Dibër
Robert Aga, Zëvendësdrejtor i Policisë Vendore Dibër
Henrigert Mitri, Shef i Komisariatit të Policisë, Burrel
Qarku Durrës
Erjon Ismailaj, Shef i Komisariatit të Policisë, Krujë
Qarku Korçë
Ajet Zyberi, Drejtor i Policisë Vendore, Korçë
Dashamir Spaho, Drejtori i Kufirit, Korçë
Robert Ibraimi, Shef i Komisariatit, Ersekë
Erjon Birce, Shef i Komisariatit, Devoll
Arian Hoxha, Shef i Komisariatit, Maliq
Qarku Vlorë
Jeart Çela, Drejtor i Policisë Vendore, Vlorë
Doganat
Besmir Qebini, Zëvendësdrejtor i Përgjithshëm i Doganave