INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Prokuroria Italiane, në hetim 20 persona për shembjen e urës Morandi

Prokuroria Italiane, në hetim 20 persona për shembjen e urës Morandi

Publikuar më: 16:13 06-09-2018

Me urdhër të Prokurorisë së Genova 20 persona janë vënë në listën e personave të hetuar si përgjegjës për shëmbjen e urës Morandi në Genova, tragjedi kjo që shkaktoi 43 vitkima mes të cilëve dhe 2 të rinj shqiptarë.Të hetuarit akuzohen për krim të shumëfishtë e të qëllimshëm, fatkeqësi të qëllimshme e vrasje rrugore e qëllimshme. Hartimi i listës me 20 persona të hetuar erdhi pas inspektimti të kryer nga Policia Financiare i të gjithë dokumentacionit të marrëveshjes mes shoqërisë Autostrade per l'Italia e Ministrisë së Transportit.
Sipas prokurorit të Genovas Francesco Gozzi" në hetim është vënë dhe vetë kompania "Autostrade per L'Itali" bazuar në ligjin për përgjegjësitë e sipërmarrjeve.
Ndërsa numri i palës së lënduar është mjaft i lartë, 43 familjarët e viktimave, si dhe familjarët e 16 personave të plagosur. Sipas prokurorit të Genovas, emrat e 20 personave të vënë nën hetim do të bëhen publike vetëm pasi të interesuarit do të njihen me akuzat e fajësisë së tyre."

Article Logic
Execution time: 0.0035619735717773