INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Prokuroria: Ja shkeljet e Haki Çakos

Prokuroria: Ja shkeljet e Haki Çakos

Publikuar më: 15:31 08-06-2016

Një ditë pas pezullimit nga detyra, Prokuroria ka zbardhur përgjegjësitë e drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, Haki Çako në lidhje me futjen e pajisjes së përgjimit nga Italia. Burime nga organi i hetimit thanë se Çako është shprehur se nuk ka asnjë dijeni për regjimin doganor të hyrjes së pajisjes, e cila ka ardhur nga Italia.
Në dëshminë e tij përpara Prokurorisë më datë 17 maj, Çako ka deklaruar se pajisja është në gjendje të identifikojë numrin IMEI të çdo aparati telefonik.
Sipas Prokurorisë, Haki Çako pretendon në formë konseguente se aparatura nuk është përdorur në asnjë moment nga shtetas shqiptar, “por nga këqyrja e librit të hyrje daljeve në F.P.O. dhe nga pyetja e specialistëve të mbajtjes së librit rezulton se të paktën në dy raste automjeti ka qenë në posedim të shtetasit shqiptar Entiol Xhelilaj i vetëm. Pra shtetasi Haki Çako tregon se ka një inkoherencë të plotë me realitetin”.
Në dosjen hetimore thuhet se sipas marrëveshjes midis Shqipërisë dhe Italisë të nënshkruar më 19 qershor të vitit 2007, se palë për zbatimin e saj janë drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit në Shqipërisë dhe Departamenti i Sigurisë Publike të Italisë. Sipas dokumentit që citon prokuroria, Neni 8/3 i marrëveshjes ngarkon palën shqiptare se pavarësisht imunitetit që gëzojnë anëtarët italianë të Zyrës INTERFORCE, pala shqiptare të njoftojë zyrën Italianë INTERFORCE nëse ka mendimin që një ose disa anëtarë të kësaj zyre kanë kryer një krim të evidentuar jo në flagrancë.
“I ngarkuari me këtë detyrë shtetasi Haki Çako jo vetëm që nuk e ka njoftuar zyrën italiane INTERFORCE por as nuk ka kryer verifikimet minimale në lidhje me veprimet e kryera pranë zyrave doganore të shtetasve italianë që futën në Republikën e Shqipërisë aparatin objekt hetimi. Sikurse u tha më sipër edhe tetë ditë pas shkresës së tij të parë shtetasi Haki Çako shprehet se nuk ka për detyrë të dijë apo të hulumtojë regjimin doganor të pajisjes ndërkohë që marrëveshja dypalëshe e ngarkon me detyrën e evidentimit të krimeve (nëse do te rezultojnë të tilla) të kryera nga anëtarët e palës tjetër gjatë ekzekutimit të veprimeve dypalëshe. Pra shtetasi Haki Çako shprehet i pa interesuar në ushtrimin e detyrës së tij që ja ngarkon marrëveshja dypalëshe”.

Article Logic
Execution time: 0.0039310455322266