INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Prokuroria kërkon 10 vjet burg për 20-vjeçarin. Aksidentoi për vdekje nënën e dy fëmijëve

Prokuroria kërkon 10 vjet burg për 20-vjeçarin. Aksidentoi për vdekje nënën e dy fëmijëve

Publikuar më: 14:22 17-01-2017

Prokuroria ka kërkuar dënimin me 10 vjet burg për 20-vjeçarin, i cili aksidentoi për vdekje nënën e dy fëmijëve. Aksidenti i rëndë ndodhi në korrik të vitit 2016, kur Andrea Memollari aksidentoi për vdekje nënën e dy fëmijëve, Dhurata Priftin. Ajo së bashku me fëmijët ishin duke kaluar rrugën, kur makina e drejtuar nga 20-vjeçari shkoi me shpejtësi drejt tyre. Për të mbrojtur fëmijët, gruaja i doli para makinës pasi më herët i kishte larguar ata nga rruga. Pamjet e aksidentit të tmerrëshëm që tronditën opinionin publik u fiksuan nga kamerat e bizneseve aty pranë. Për të afërmit e viktimës, kërkesa e prokurorisë ka qenë e padrejtë. Sipas tyre prokuroria duhet të kishte kërkuar 25 vite burg për Memollarin i cili rezultoi të kishte precedent të mëparshëm në shkeljen e rregullave të qarkullimit rrugor. Më herët ai kishte marrë dënimin me 40 orë punë pasi kishte tentuar të korruptonte një punonjës policie, pasi kishte thyer rregullat e qarkullimit rrugor.

Article Logic
Execution time: 0.0031960010528564