INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Prokuroria kërkon arrestimin e Saimir Tahirit [DEKLARATA E PLOTË]

Prokuroria kërkon arrestimin e Saimir Tahirit [DEKLARATA E PLOTË]

Publikuar më: 12:48 19-10-2017

Prokuroria për Krimet e Rënda kërkon heqjen e imunitetit për deputetin Saimir Tahiri, emri i të cilit është përmendur në dosjen Habilaj, nga zbardhja e përgjimeve të këtij grupi kriminal në Itali. Nëpërmjet një njoftimi për mediat prokuroria thotë se heqja e imunitetit do ti hapë rrugë hetimit të nisur për veprat penale të “Trafikut të narkotikëve” të kryer në bashkëpunim, kryer në bashkëpunim më formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal dhe të “Korrupsionit pasiv të zyrtarëve të lartë shtetëror dhe të zgjedhurve vendor”.
Organi i akuzës bën të ditur se ka nisur hetimet sëbashku me autoritetet italiane për grupin kriminal i njohur si grupi Habilaj, e që mendohet se ka trafikuar sasi të mëdha lëndësh narkotike nga vendi ynë drejt Italisë.
Në këto kushte organi i akuzës ka kërkuar ndërhyrjen e Komisionit të mandateve heqjen e imunitetit për deputetin Saimir Tahiri.
Prokuroria:
Në bazë të të dhënave të përfituar në kuadër të këtij hetimi, prokuroria për Krimet e Rënda kërkon nga Komisioni i Mandateve në Kuvendin e Shqipërisë dhënien e autorizimit për “arrestimin, heqjen e lirisë dhe kontrollin personal e të banesës” për deputetin Saimir Tahiri”.

 

PROKURIA.png

Article Logic
Execution time: 0.0033020973205566