INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Prokuroria kërkon sekuestrimin e pronave të Klement Balilit

Prokuroria kërkon sekuestrimin e pronave të Klement Balilit

Publikuar më: 18:03 23-11-2017

Prokuroria për Krimet e Rënda ka miratuar sekuestrimin e resorit turistik “Santa Quaranta”, në pronësi të familjarëve të Klement Balilit. Organi i akuzës i kërkon gjykatës vendosjen e sekuestros ndaj resortit turistik dhe aseteve të tjera që ka në pronësi familja Balili. Sekuestro preventive është kërkuar për troje, dyqane, shtëpi private, disa apartamente në qytetin e Sarandës është kërkuar me arsyetimin e moslejimit të tjetërsimit të këtyre pronave. Vendimi i Prokurorisë në kohën kur ka kaluar një vit nga verifikimi i pasurisë së familjes së ish-drejtorit të Transporteve në Sarandë, i dyshuar për trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike. Klement Balili është person në kërkim për llogari të drejtësisë greke dhe asaj shqiptare. Ai akuzohet se drejton një grup kriminal të trafikut ndërkombëtar të drogës.

Article Logic
Execution time: 0.0035300254821777