INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Prokuroria “lëshon” bombën: Kemi nën përgjim 22 zyrtarë të lartë

Prokuroria “lëshon” bombën: Kemi nën përgjim 22 zyrtarë të lartë

Publikuar më: 20:26 02-02-2017

Një luftë e ftohtë në distancë ka nisur sot mes Prokurorisë dhe ambasadorit amerikan Lu dhe pas shumë e shumë deklaratash, organi i akuzës ka lëshuar një tjetër “bombë”, ku thekson se ka vënë nën përgjim së paku 22 zyrtarë të lartë.

Një burim i lartë zyrtar i pohoi Top Channel se, në listën e përgjimeve nga Prokuroria janë tashmë edhe shumë drejtues të policisë.

Duket se gjithçka ka ndodhur pas shpërthimit të përplasjes mes Llallës dhe ambasadorit amerikan Lu, si dhe acarimit të situatës pak orë para mbledhjes së nesërme të Këshillit të Sigurisë Kombëtare për çështjen “Balili”.

Article Logic
Execution time: 0.0034990310668945