INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Prokuroria merr në pyetje Kulen dhe Konin për kërcënimet. Dëshmitë…

Prokuroria merr në pyetje Kulen dhe Konin për kërcënimet. Dëshmitë…

Publikuar më: 11:05 28-04-2016

Prokurorinë e Krimeve të Rënda ka thirrur për të dëshmuar në lidhje me kërcënimet Ish -Rektorin i Universitetit të Tiranës, Dhori Kulen dhe atë të tanishmin, Mynyr Konin.
I pari që dëshmoi në lidhje me kërcënimin që iu bë për të mos mbështetur Mynir Konin në garën për rektor të Universitetit, ishte Kule. Mësohet sipas Lapsi.al se Kule ka pranuar që është kërcënuar, por nuk ka identifikuar Emiljano Shullazin si autor të kërcënimit.

Ja deklarata e Kules:

“M’u afruan me makinë afër Rektoratit dhe më thanë, mos e mbështet Mynir Konin. Pastaj u larguan menjëherë. Për shkak se nuk i njihja personat që më kërcënuan unë nuk bëra kallëzim direkt në polici. Unë nuk e njoh Emiljano Shullazin”.


Ndërsa Koni po pyete ende dhe nuk ka dalë nga prokuroria që prej orës 10.30.
Kule dhe Koni u pyetën veç e veç dhe dëshmia e tyre po merret nga prokurorët Elizabeta Imeraj dhe Ened Nakuçi
Në fakt kërcënimi ndaj drejtuesve të larë të Universitetit të Tiranë u publikua nga ish-kryeministrit Berisha, që sipas tij Koni e Kule janë kërcënuar nga Emiliano Shullazi.

Article Logic
Execution time: 0.0035731792449951