INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Prokuroria merr në pyetje të afërmin e Saimir Tahirit

Prokuroria merr në pyetje të afërmin e Saimir Tahirit

Publikuar më: 14:21 30-04-2018

Dosja Tahiri, që trazoi jo pak politikën, është rikthyer sërish në vëmendjen mediatike këtë të hënë. Në fakt drejtësia kërkon që një tjetër person shumë i afërt me ish ministrin e Drejtësisë të merret në pyetje. Bëhet fjalë për truprojën e ish ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri. 

Sipas të dhënave mësohet se Prokurori Dritan Prençi firmosi shkresën për të marrë në pyetje truprojën e ish ministrit.
Gjithashtu janë marrë në pyetje dhe dy efektivë të policisë së Vlorës.
Ndërkohë më 12 prill, Prokuroria e Krimeve të Rënda zgjati hetimet edhe për tre muaj të tjerë për dosjen “Tahiri”. Kjo është hera e dytë që prokuroria zgjat afatin e hetimeve ndaj ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, i akuzuar për mbështetjen ndaj grupit të trafikut të drogës të Habilajve, ku pjesa më e madhe e këtij grupi janë arrestuar në Itali.
Krimet e Rënda po presin letërporositë nga Greqia dhe Italia për lëvizjet e makinës së Tahirit, me të cilën thuhet se kanë qarkulluar grupi i Habilajve nga Vlora.

Article Logic
Execution time: 0.0035338401794434