INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Prokuroria nis hetimet për “helmin” gjatë mitingut së PD, sekuestron dhe prozhektorët

Prokuroria nis hetimet për “helmin” gjatë mitingut së PD, sekuestron dhe prozhektorët

Publikuar më: 08:22 29-05-2017

Mund të duke qesharake, por Prokuroria ka sekuestruar sot, prozhektorët e fuqishëm që u përdorën në hapjen e fushatës së Partisë Demokratike në Tiranë. Ata do të verifikojnë nëse kanë lëshuar rrezatim të dëmshëm, i cili mund të ketë shkaktuar irritimin e syve dhe lëkurës së pjesëmarrësve në miting, përfshirë edhe kryetarin e PD-së, Lulzim Bashën.
Këta prozhektorë do të dërgohen për t'u analizuar në laborator në kuadrin e hetimeve që kanë nisur nga institucionet përkatëse. Ndërsa dyshime të forta janë hedhur dhe në lidhje me një pluhur që mund të jetë hedhur në ajër apo dhe pluhuri i tallumbaceve.
Numri i personave të prekur nga alergjitë apo hemimi se ende ata nuk kanë diagnoza të përcaktuara por vetëm shënja të forta si djegie lëkure, skuqje sysh apo dhe kruarje. Pas mitingut të PD-së të shtunën, numri i protestuesve të dëntuar arriti në 140.

Article Logic
Execution time: 0.0036060810089111