INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Prokuroria nis hetimin, ministri Manjani kërkon shkarkimin e Gjyqtarit që kërkoi favore seksuale [FOTO]

Prokuroria nis hetimin, ministri Manjani kërkon shkarkimin e Gjyqtarit që kërkoi favore seksuale [FOTO]

Publikuar më: 20:39 27-10-2016

Mënjëherë pas publikimit të skandalit ku kreu i Gjykatës së Gjirokastrës, Guximtar Boçi ka kërkuar nga një qytetare favore seksuale për një vendim gjyqësor në favor të saj, ka reaguar Ministri i Drejtësisë.  Ylli Manjani i ka kërkuar Këshillit të Lartë të Drejtësisë që të shkarkojë nga detyra kreun e Gjykatës së Gjirokstrës, Guximtar Boci si dhe ta pezullojë si gjyqtar.

Manjani ka kërkuar nga KLD që të fillojnë procedurat e inspektimit për procedim, ndërkohë që ka nxitur prokurorinë të nisë një hetim penal ndaj kreut të kësaj gjykate.

Ndërkohë, prokuroria e Krimeve të Rënda ka nisur procedimin penal ndaj kryegjyqtarit të Gjirokastrës. Boçi akuzohet për korrupsion pasiv të gjyqtarëve.

Gjithashtu ka reagur edhe Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, me anë të një postimi në Facebook.

Article Logic
Execution time: 0.0035018920898438