INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Prokuroria nis verifikimin e Kajmakut, PD akuzon sërish se është i dënuar por jo për çfarë

Prokuroria nis verifikimin e Kajmakut, PD akuzon sërish se është i dënuar por jo për çfarë

Publikuar më: 14:55 23-08-2019

Prokuroria e Përgjithshme ka nisur verifikimet për Agim Kajmakun, kryetar i Bashkisë Vorë i akuzuar nga Partia Demokratike se ka qenë i dënuar në Greqi.

Pritet që tani autoritetet shqiptare të dërgojnë letërporosi në Greqi për të kërkuar të dhëna nëse Kajmaku ka qenë ose jo i dënuar në shtetin fqinj.
Vetë Kajmaku ka deklaruar se nuk ka qenë i dënuar në shtetin grek por ka pranuar se ka ndërruar emër dhe mbiemër për arsye dokumentesh e biznesi në Shqipëri.
Sot PD nëpërmjet Sekretarit për Çështjet Ligjore, Çlirim Gjata tha se Kajmaku është dënuar në Greqi për një vepër penale të rëndë por pa specifikuar se për çfarë.
“Edi Rama e di se i përzgjedhuri i tij dhe i Belinda Ballukut për Vorën ka probleme të hapura me drejtësinë greke, dhe se ai e ka fshehur të vërtetën. Ky është një fakt që Edi Rama e di shumë mirë, madje ai e kabekuar fshehjen e precedentit penal të Agim Kajmakut. Por Edi Rama po përpiqet të blejë kohë për kriminelin tjetër që i është zbuluar në bashki, këtë herë, duke fallsfikuar dokumentat shtetërorë, siç është formulari i dekriminalizimit”, tha Gjata.

Article Logic
Execution time: 0.0041627883911133