INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Prokuroria pezullon nga detyra, Ardian Braho, që dyshohet për korrupsion

Prokuroria pezullon nga detyra, Ardian Braho, që dyshohet për korrupsion

Publikuar më: 08:16 29-09-2016

Pas daljes së një video nga emision Stop, ku një oficer i Policisë Gjyqësore ka marrë një rryshfet prej 18 mijë euro për t’ja dhënë prokurorit Ardian Braho, Prokuroria e Krimeve të Rënda ka pezulluar nga detyra Brahon.
Kjo Prokurori përmes një deklarate për mediat thotë gjithashtu ka nisur menjeherë hetimin për veprën penale të korrupsionit pasiv të “gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë”, në vijim të pamjeve të transmetuara në emisionin investigativ “Stop” mbrëmjen të mërkurës.

Urdhëri i pezullimit është nisur nga Prokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla.
Ndërkohë, vetëm pak minuta pasi u shpall në kërkim, oficeri i Policisë Gjyqësore i cili edhe mori paratë e korrupsionit, Fatos Lushi, është dorëzuar në Policinë e Tiranës rreth orës 22:40 minuta. Ndërsa Braho do të hetohet në gjëndje të lirë pasi në video vetëm është përmendur dhe nuk është parë vizualisht.

Article Logic
Execution time: 0.0036158561706543