INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Prokuroria: Prova të reja që implikojnë Saimir Tahirin

Publikuar më: 09:34 21-10-2017

Prokuroria për Krimet e Rënda sjell prova të reja, të cilat sipas saj implikojnë ish ministrin, deputetin Saimir Tahiri. Që në nisje të mbledhjes së Këshillit të Mandateve dhe Imuniteve prokurori Besim Hadërmataj i kërkoi Këshillit të Mandateve marrjen e provave të reja, të cilat sipas tij ka ardhur një ditë më parë nga Italia. Avokati i Tahirit refuzoi, ndërsa demokratët thanë se jemi përpara një momenti të ri, dhe se provat duhet të merren. 

Besim Hadërmataj

“Ne këtë seancë ne paraqesim disa prova të reja të cilat e implikojnë deputetin Saimir Tahiri. Gjatë ditës së djeshme ne kemi administruar një pjesë tjetër të letër porosisë nga pala italiane. Duhet ti merrni në konsideratë. 

Artan Hajdari:

“Ne kërkuam kohë për ato rrethana që ishin dje. Sot jemi gati. Duhet të na shpjegojë prokurori dhe çfarë përmban letër porosia. Në qoftë se ata nuk e kanë përkthyer ne e ua vëmë në dispozicion. Në qoftë se është një dëshmitar dhe që përbën sekret hetimor mund të merret në konsideratë. 

Enkelejd Alibeaj:

“Prokuroria ka pasuruar materialin e saj me prova të reja në mbështetje të kërkesës për prova por sot është në dobi të procedurës së komisionit duhet ta marrim. Edhe këto prova në qoftë se janë sekret hetimor duhet të mbahet mbledhja me dyer të mbyllura dhe më pas të vazhdojmë. 

Ulsi Manja: 

“Duhet të vazhdojmë aty ku e la avokati i Tahirit një ditë më parë pasi të mbarojmë parashtrimet ne do të vazhdojmë me provat”

Prokuroria: Prova të reja që implikojnë Saimir Tahirin

Prokuroria për Krimet e rënda sjell prova të reja, të cilat sipas saj implikojnë ish ministrin, deputetin Saimir Tahiri. Që në nisje të mbledhjes së Këshillit të Mandateve dhe Imuniteve prokurori Besim Hadërmataj i kërkoi Këshillit të Mandateve marrjen e provave të reja, të cilat sipas tij ka ardhur një ditë më parë nga Italia. Avokati i Tahirit refuzoi, ndërsa demokratët thanë se jemi përpara një momenti të ri, dhe se provat duhet të merren.

Besim Hadërmataj

“Ne këtë seancë ne paraqesim disa prova të reja të cilat e implikojnë deputetin Saimir Tahiri. Gjatë ditës së djeshme ne kemi administruar një pjesë tjetër të letër porosisë nga pala italiane. Duhet ti merrni në konsideratë.

Artan Hajdari:

“Ne kërkuam kohë për ato rrethana që ishin dje. Sot jemi gati. Duhet të na shpjegojë prokurori dhe çfarë përmban letër porosia. Në qoftë se ata nuk e kanë përkthyer ne e ua vëmë në dispozicion. Në qoftë se është një dëshmitar dhe që përbën sekret hetimor mund të merret në konsideratë.

Enkelejd Alibeaj:

“Prokuroria ka pasuruar materialin e saj me prova të reja në mbështetje të kërkesës për prova por sot është në dobi të procedurës së komisionit duhet ta marrim. Edhe këto prova në qoftë se janë sekret hetimor duhet të mbahet mbledhja me dyer të mbyllura dhe më pas të vazhdojmë.

Ulsi Manja:

“Duhet të vazhdojmë aty ku e la avokati i Tahirit një ditë më parë pasi të mbarojmë parashtrimet ne do të vazhdojmë me provat”

Article Logic
Execution time: 0.0038769245147705