INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Prokuroria: T’i hiqet mandati Armando Pregës, “shpëton” Flamur Noka ndërsa KQZ shkeli ligjin

Prokuroria: T’i hiqet mandati Armando Pregës, “shpëton” Flamur Noka ndërsa KQZ shkeli ligjin

Publikuar më: 11:26 16-02-2017

Prokuroria e Përgjithshme kërkon heqjen e mandatit për deputetin e PS-së Armando Prenga dhe hetim penal për shkeljet ligjore të kryera nga ana e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Pasi organi i akuzës ka verifikuar gjithë dosjen e deputetit të qarkut Lezhë Armando Prenga, ai rezulton të ketë qenë me precedentë penalë në Itali për vjedhje e marrje pasurish por dhe i dënuar nga gjykata e Kurbinit për falsifikim dokumentesh.
Njoftimi i Prokurorisë së Përgjithshme:
Sektori i “Dekriminalizimit” në Prokurorinë e Përgjithshme ka konstatuar se subjektit Armando Prenga i duhet ndërprerë mandati i deputetit, pasi rezulton që nuk ka deklaruar:
1.Një dënim të formës së prerë, dhënë nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprën penale të “Falsifikimit të dokumenteve”, me 450 000 lekë gjobë
2.Si edhe faktin që rezulton me precedentë penale në shtetin italian për vjedhje pasurish, falsifikime në përgjithësi, marrje të pasurisë së vjedhur, deklarata për identitet të rremë në vitet 1996-1997 në qytetin e Milanos. Këto të dhëna janë konfirmuar nga komunikimi zyrtar me autoritetet italiane”.
Ndërkohë organi i akuzës ka nisur hetimet dhe për Komisionin Qëndror të zgjedhjeve.
Njoftimi i Prokurorisë së Përgjithshme:
“Ndërkohë, një hetim penal është regjistruar edhe kundër Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, pasi Prokuroria e Përgjithshme ka konstatuar se, në disa raste, ky institucion nuk ka përmbushur detyrimet e tij në bazë të ligjit “Për Dekriminalizimin”.
Ndërsa deputeti demokrat Flamur Noka, i cili është verifikuar nëse ishte në shkelje të ligjit të Dekriminalizimit, mbi mundësit e shkeljes së kufirit në vititn 1991, organi i akuzës ka këtë përgjigje.
Njoftimi i Prokurorisë së Përgjithshme:
“Ndërkohë, Sektori i “Dekriminalizimit” ka arritur në konkluzionin se deputeti Flamur Noka nuk është në kushtet e ndalimit, sipas këtij ligji. Në bazë të kërkesës së një grupi deputetësh, Prokuroria e Përgjithshme verifikoi informacionet lidhur me një masë të mundshme sigurimi dhënë ndaj tij në vitin 1991, nga autoritetet e ish-Republikës Federative Jugosllave. Në bazë të informacionit zyrtar të marrë nga ana e autoriteteve të Republikës së Serbisë, rezulton që subjekti Flamur Noka, “nuk figuron në evidencat e Ministrisë së Punëve të Brendshme Serbe dhe si rrjedhojë nuk ka evidenca dënimesh në lidhje me këtë subjekt”.

Article Logic
Execution time: 0.0038630962371826