INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Prokuroria turke kërkon burgim të përjetshëm për Gylen

Prokuroria turke kërkon burgim të përjetshëm për Gylen

Publikuar më: 13:26 16-08-2016

Prokurorët turq e kanë dorëzuar dosjen e aktakuzës me mbi 2500 faqe kundër klerikut Fetullah Fylen për dyshimin e përfshirjes së tij në grusht shtetin e dështuar të 15 korrikut. Në këtë grusht shtet janë vrarë 240 njerëz.

Aktakuza e dorëzuar sot bën thirrje që Gylenit krahas dy dënimeve të përjetshme t’i jepet edhe një dënim prej 1900 vjetësh burg për “përpjekjet që të shkatërrojë rendin kushtetues me forcë” dhe të “formojë dhe udhëheqë një grup të armatosur terrorist”.

Kleriku në fjalë që jeton në SHBA, ka hedhur poshtë akuzat se është i përfshirë në puçin e dështuar. Po sot, policia turke ka bastisur 44 kompani turke pasi janë dhënë urdhërat e paraburgimit ndaj 120 udhëheqësve të bizneseve.

Qeveria gjithashtu ka arrestuar gazetarin Arda Akin, që punon për gazetën “Hurryiet”. Federata Evropiane e Gazetarëve thotë se 68 gazetarë janë paraburgosur në Turqi prej grusht shtetit të 15 korrikut. Në përgjithësi, mbi 35 mijë njerëz janë paraburgosur përfshirë këtu edhe 17 mijë persona që zyrtarisht janë të arrestuar. Dhjetëra mijëra të tjerë janë pezulluar nga vendet e punës.

Article Logic
Execution time: 0.0041871070861816