Prokuroria e Përgjithshme vihet në lëvizje pas denoncimeve të shumtë të Partisë Demokratike për kryetarin e Bashkisë Vorë, Agim Kajmaku.
Dekriminalizimi, sektori i posaçëm në Prokurori, do të kërkojë gjurmët e gishtave të kryebashkiakut të Vorës.
Gjurmët e gishtave nevojiten për shkak të ndryshimit të emrit. Policia Gjyqësore do të dërgojë sot edhe kërkesën në laboratorin e Policisë Shkencore. Pas marrjes së gjurmëve të gishtave Prokuroria do dërgojë letërporosi në Greqi.
Sipas PD, kryebashkiaku socialist i Vorës, Agim Kajmaku, rezulton të ketë qenë i dënuar dhe më pas i dëbuar nga Greqia me 14 Janar 2003 me identitetin e rremë Jorgo Toto, atësi Thanas dhe amësi Parascevi.
Përmes një postimi në Facebook të datës 6 Gusht 2019, zoti Kajmaku ka pranuar se ka ndryshuar emrin në vitin 1996 por ka mohuar të jetë i dënuar.
Por ky reagim nuk ka binur PD e cila ka vijuar denoncimet çdo ditë. Dje ktyrtari i PD, Lulzim Basha akuzon Ramën se mbron Kajmakun, ndërsa tha se kryebashkiaku i Vorës ka llogari të hapur me drejtësinë greke.