INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Prokuroria zbardh grabitjen në rrugën e Rinasit, ja sa para u vodhën

Prokuroria zbardh grabitjen në rrugën e Rinasit, ja sa para u vodhën

Publikuar më: 14:42 12-02-2017

Prokuroria e Tiranës kërkoi caktimin e masës së sigurisë “arrest në burg” për 6 punonjës të kompanisë të sigurimit fizik, të dyshuar si përgjegjës për veprën penale “Shpërdorim detyre”.

Këta persona nuk mundën të siguronin një sasi të konsiderueshme parash, të cilën kishin për detyrë ta transportonin për llogari të një banke të nivelit të dytë nga qendra e bankës deri në aeroportin e Rinasit. Kjo shumë parash u vodh nga disa persona të armatosur në zonën pranë një Universiteti privat, rrugës duke shkuar për në aeroportin e Rinasit.

Shtetasit Dashamir Balla, Endri Daci, Përparim Logu, Gentjan Dedja, Fatmir Gabi dhe Xhelil Metaj u arrestuan në flagrancë nga ana e Policisë, pasi me veprimet e mos veprimet e tyre, nuk kanë arritur të përmbushin detyrën e tyre sipas ligjit, duke sjellë edhe pasojën e rëndë të vjedhjes së parave nga disa persona ende të paidentifikuar. Për këta persona, Prokuroria e Tiranës kërkoi caktimin e masës së sigurisë ”arrest me burg”

Nga hetimi i deritanishëm i Prokurorisë së Tiranës, i cili bazohet tek referimi i Policisë së Shtetit, si edhe pyetjes së personave nën hetim, e dëshmive të siguruara, ka rezultuar se:

Më datë 09.02.2017, rreth orës 12:00, dy automjete të blinduara të Sh.P.S.F “J....”security janë nisur në Banka “xxxxx”, së bashku me punonjësit e sipërcituar, për në drejtim të aeroportit të Rinasit.

Një prej personave përgjegjës të SHPFS deklaron se, rreth orës 12.36, ka njoftuar Drejtorinë e Policisë për lëvizjen e vlerave monetare nga qendra e Tiranës, në drejtim të Rinasit.

Ndërkohë, makinat e blinduara, pasi kanë dalë nga qyteti, janë futur në rrugën e Rinasit. Në rrugën pranë universitetit “Epoka”, në mes të makinave të blinduara, është futur një mjet fuoristradë, e cila fillimisht i ka bllokuar rrugën makinës shoqëruese dhe më pas ka dalë pas saj. Në këtë moment, nga një rrugë dytësore, ka dalë një tjetër mjet tip fuoristradë që ka goditur makinën e blinduar, duke e ndaluar atë. Nga kjo makinë kanë dalë disa persona të maskuar dhe të  armatosur, duke qëlluar në drejtim të makinës së blinduar. Një prej personave nën hetim deklaron se ka parë që autorët mbanin rroba me nënshkrimin “Policia”. Ndërsa personat e tjerë nën hetim deklarojnë se kanë parë që autorët ishin të veshur me rroba të errëta, kryesisht nga ato që veshin forcat speciale, por kanë deklaruar se nuk kishin fikusar nëse në vjeshjet e tyre kishte shënime. Ndërkohë, në të njëjtën kohë me përplasjen e mjetit të parë, është sulmuar edhe makinë e shoqërimit nga dy autorë të tjerë.

Nga fuoristrada që ka përplasur makinën e blinduar (të parën në rresht), kanë dalë edhe dy persona, të cilët mbanin në duar çekiç (varre), dhe kanë qëlluar xhamin e parë të makinës. Pasi nuk është thyer xhami i parë i makinës, autori ka goditur xhamin e derës së shoferit, duke e thyer atë dhe kanë detyruar të zbresin  në tokë dy punonjësit e SHPSF. Para se të zbrisnin nga automjeti, sipas deklarimeve, një prej punonjësve të SHPSF ka qëlluar 3-4 herë në drejtim të personit që theu xhamin. Po sipas deklarimeve, personi me vare në dorë është larguar dhe aty është afruar një tjetër prej autorëve, i armatosur, i cili ka futur armën brenda kabinës së mjetit nëpërmjet xhamit të thyer, duke i kërcënuar punonjësit e SHPSF-së, të cilët janë detyruar të dalin jashtë.

Autorët kanë filluar që të kërkojnë çelësat e kasafortës nën kërcënimin e armëve. Në të njëjtën kohë, dy autorët e tjerë kanë arritur të neautralizojnë tre punonjësit e SHPSF që ndosheshin në makinën shoqëruese. Pasi autorët nuk arritur të gjejnë çelësin e kasafortës, ata, më anë të një guri fresibël, i cili ndodhej në makinën e tyre, kanë thyer kasafortën, dukë marrë që aty 8 (tetë) thasë me vlera monetare dhe janë larguar në drejtim të urës së Sharkës, në zonën e Vorës, ku kanë braktisur makinat dhe i kanë vënë flakën, konkretisht një automjeti tip Jeep Gran Sheroke dhe një makinë tip Chevrolet. Më tej, autorët janë larguar në drejtim të paditur më një makinë të tretë.  

Mjetet që transportonin paratë kanë qenë të pajisura me kamera sigurie, të cilat janë të vendosura, një nga ana e jashtme tek dera anësore e makinës së blinduar dhe tjetra është e vendosur brenda makinës pas shoferit. Personat nën hetim kanë deklaruar se nuk janë në dijeni nëse kamerat janë të lidhura me sistemin e sallës operative të SHPFS “J.....”. Në makinë kanë pasur edhe radion komunikimi dore, me të cilën duhet të komunikojmë me sallës operative të “J.....”, si  edhe me  makinën shoqërues. Por ditën e ngjarjes, personat nën hetim nuk kanë komunikuar në radio as me sallën dhe as me makinën shoqëruesenë momentin e sulmit, pasi sulmi i autorëve ka qenë i shpejtë dhe nuk u ka lënë kohë që të komunikonin në radio.

Në përmbledhje të të dhënave të deritanishme, ka dyshime se numri i autorëve të përfshirë në vjedhje është 6-7 persona. Këta persona janë organizuar në tre automjete; dy prej tyre janë përdorur për të goditur mjetet e shoqërimit të parave, ndërsa në një makinë e tretë janë vendosur thasët me para që janë vjedhur nën kërcënimin e armëve.

Në bazë të përllogaritjes së punonjësve të Bankës, shuma që është ngarkuar atë ditë në mjetet e shoqërimit dhe që rezulton e padorëzuar për shkak të vjedhjes, arrin në rreth 3.2 milionë dollarë.

Article Logic
Execution time: 0.0039060115814209