Loredana prej 1 muaji tashmë po përballet me një çështje ligjore kundrejt saj, e cila mund të ketë pasoja të rënda për të. Reperja akuzohet se ka zhvatur dhe mashtruar një çift zvicerian duke i marrë shuma të mëdha parash.
Prokuroria e Luzernit vazhdon hetimet për këtë çështje dhe së fundmi morën një masë duke bllokuar llogaritë e saj bankare. Reperja nuk dha asnjë koment mbi këtë temë, por gjithmonë vazhdon të surprizojë fansat.
Mozzik dhe Loredana kanë bërë një tjetër blerje luksoze dhe pamjet e saj i kanë publikuar në profilet përkatëse. Një makinë e re e markës së njohur ‘Mercedez-Benz’ që sapo është hedhur në treg është bërë e tyre. Pasi ka treguar me disa foto si duket nga jashtë dhe brenda makina e re, reperi i njohur ka shprehur emocionin edhe me fjalët: “Mirëserdhe në shtëpi vogëlushe”.
Kujtojmë se Mozzik dhe Loredana së fundmi patën disa probleme me drejtësinë, por gjërat po marrin për mirë dhe frytet e projekteve të reja po fillojnë të shtohen gjithmonë e më shumë. Dy të dashuruarit shumë shpejt do publikojnë edhe disa këngë të reja të cilat janë paralajmëruar prej kohësh.