INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Prokurorja e çështjes 'Tahiri', tani dhe prokurore e Tiranës

Prokurorja e çështjes 'Tahiri', tani dhe prokurore e Tiranës

Publikuar më: 16:33 01-08-2018

Elizabeta Ymeraj u caktua përkohësisht si Prokurore e Tiranës. Vendimi është marrë nga Prokurorja e Përgjithshme Arta Marku pas shkarkimit nga detyra të Dritan Rreshkës, që nuk arriti të kalojë vettingun.

Elizabeta Ymeraj ka pasur në duar një sërë çështjesh në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, por dosja më e nxjehtë është ajo e çështjes “Tahiri”. Ymeraj është përballur me deputetët socialistë në Këshillin e Mandateve kur kërkoi heqjen e mandatit të deputetit Tahiri për arrestimin e tij.

Prokurorja pati një përballje të fortë me socialistët dhe promovimi i saj në detyrë vjen si një lëvizje e papritur. Elizabeta Ymeraj ende nuk e ka kaluar vettingun.

Marr nga Lapsi.al

Article Logic
Execution time: 0.0042998790740967