INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Promovim turistik? Këta këngëtarë ja kanë dalë, ja sesi!

Promovim turistik? Këta këngëtarë ja kanë dalë, ja sesi!

Publikuar më: 13:13 17-07-2017

Videoklipet muzikore shqiptare gjatë sezonit veror janë të shumta në numër. Këngëtarët e njohur por edhe ata të rinj zgjedhin ketë sezon për të promovuar punët e tyre muzikore. Ajo që bie menjëhërë ne sy jane imazhet e servirura, plazh, plazh dhe vetëm plazh.

Për disa, videoklipet e xhiruara në bregdet janë më pak të kushtueshme dhe më të thjeshta për ti xhiruar. Ne nuk duam ti shikojmë në këtë këndvështrim, duke kuptuar buxhetet jo aq të favorshme në tregun muzikor shqiptar. I hodhëm një sy disa prej videoklipeve të fundit dhe vumë re se janë xhiruar në zona tejet atraktive ç’ka janë edhe një mënyre e mire promovimi e turizmit shqiptar.

Nëse miliona klikimet e tyre janë reale, padiskutim që janë miliona sy që mund të joshen drejt tyre. Samanta Karavella, vëllezërit Prifti  kanë zgjedhur vijën bregdetare pranë Kepit të Rodonit, që nga viti në vit zgjidhet më shumë nga pushuesit. Edhe vitin që kaloi disa klipe muzikore janë xhiruar në këtë lokacion.

endri_stefi.jpg

samanta.jpg

Ndryshe nga ta e të tjerë, klipi i fundit i Alban Skënderaj është xhiruar në kanionet e Skraparit, një tjetër destinacion fanstatik. Vlen për tu përgëzuar nisma e tyre dhe e stafeve realizuese, duke na sjell jo vetëm tinguj por edhe relaks me vendet tona turistike.

alban_skenderaj.jpg

Article Logic
Execution time: 0.004054069519043