INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Promovohet libri kushtuar Gjergj Kastriot Skëndërbe, Virgjil Kule: Një rrëfim me pasion e objektivitet

Promovohet libri kushtuar Gjergj Kastriot Skëndërbe, Virgjil Kule: Një rrëfim me pasion e objektivitet

Publikuar më: 12:50 21-01-2018

‘Gjergj Kastriot Skëndërbeu.Kryqtari i fundit’ është ky libri më i fundit me autor Virgjil Kule.

Libri kushtuar Heroit Kombëtar promovohet pikërisht në kuadër të 550 vjetorit të vdekjes së Gjergj Kastriot Skëndërbeu.

Libri ‘ Gjergj Kastriot Skëndërbeu. Kryqtari i fundit’ u promovua në ambjentet e Universitetit të Durrësit ‘Aleksandër Moisiu’ ku vetë autori Virgjil Kule u shpreh se duke mbetur rob i dokumentit zgjodhi të rrëfej me pasion dhe objektivitet shqiptarin e mençur Skëndërbe.

‘Ashtu si një skulpturë që çlirohet me mundim prej masës së gurit që e mbërthen edhe figura e Skëndërbeut u formësua në kapitujt e këtij libri muaji pas muaji e vit pas viti, njerëzore, gjeniale, befasuese, kërshëruese, tronditëse e frymëzuese, por aspak tragjike e pasive sikundër është bërë zakon të thuhet nganjëherë. Ishte kjo mënyra e zgjedhur instiktivisht prej meje që, duke mbetur ‘rob’ i dokumentit, t’ju rrefeja me pasion dhe shpresoj, me objektivitet, shqiptarin e mençur Skënderbe’ u shpreh gjatë provomimit Virgjil Kule.

Article Logic
Execution time: 0.0035607814788818