INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Prona e grabitur në Dhërmi, Hyseni: Gënjeshtra politike, vëllezërit e Nokës kanë marrë shtëpi si të pastrehë

Prona e grabitur në Dhërmi, Hyseni: Gënjeshtra politike, vëllezërit e Nokës kanë marrë shtëpi si të pastrehë

Publikuar më: 14:04 29-03-2018

Emri i deputetit Alket Hyseni është përfshirë prej disa ditësh në çështjen e skandalit me tokat në bregdet  në Dhërmi.

Duke folur para foltores se Kuvendit ai u shpreh se akuzat janë gënjeshtra politike.

“Deklaroj me përgjegjësi që akuzat janë thellësisht të pavërteta, por gënjeshtra me qëllime politike. Asnjë pasuri e imja nuk ka prejardhje të parregullt dhe të paligjshme. Rrjedh nga një familje njerëzish të drejtë e të ndershëm, që respektojnë shtetin dhe me këtë frymë më kanë kultivuar’ u shpreh i Hyseni.

Më tej, deputeti shtoi se “ky konflikt duhet të lihet atje ku e ka vendin”.

“Është pronë që e kam marrë me të ardhura totalisht të ligjshme dhe që e kam deklaruar vetë', tha Hyseni.

Gjatë fjalës së tij, Hyseni hodhi akuza të rënda kundrejt ish-ministrit dhe njëkohësisht deputetit të PD-së Flamur Noka.

Hyseni u shpreh se dy vëllezrit e Nokës kanë marrë shtëpi si të pastrehë në një pallat në Sarandë.

Article Logic
Execution time: 0.0040240287780762