INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pronarët akuza qeverisë. Nisma për tokat në bregdet për ti marrë nga pronarët

Pronarët akuza qeverisë. Nisma për tokat në bregdet për ti marrë nga pronarët

Publikuar më: 15:15 30-03-2018

Verifikimi i titujve të pronësisë në bregdet ka ngjallur reagimin e ashpër të ish pronarëve. Në një intervistë për In news kryetari i shoqatës pronësi me drejtësi Myrshit Vorpsi thotë se kjo nismë e qeverisë në fakt ka një tjetër qëllim.

Myrshit Vorpsi:
Ka një qëllim që të pastrojë sa të jetë e mundur titujt e pronësisë së këtyre tokave që kanë përparësi zhvillimin e turizmit për tju ofruar investitorëve strategjik”.
Por pse vjen në këto momente nisma e qeverisë? Myrshit Vorpsi ka këtë përgjigje.
Myrshit Vorpsi:
“Kur kemi ardhur në një pikë fundore patjetër që kupa mbushet dhe fillon të zbrazet. Jemi në fazën e zbrazjes për një arsye të thjeshtë, sepse nuk ka ngelur asgjë për tu ndarë, gati sot gjithçka është e ndarë, tokat bujqësore.
Megjithatë Vorpsi tenton të qetësojë pronarët që disponojnë dokumenta të rregullta ligjore të këtyre tokave.
Myrshit Vorpsi:
“Ata blerësi të këtyre tokave nuk ua heq dot titujt e pronësisë. Do ta gëzojnë atë tokë sepse nuk ka kush tua heqë”.
Kush janë ata që do të penalizohen pas gjetjes së shkeljes së ligjit në dhënien e titujve të pronësisë? Myrshit Vorpsi bën një analizë të gjithë situatës aktuale.
Myrshit Vorpsi:
“Skema është e thjeshtë fare. Është gjetur një fakir fukara në fshat, në rastet më të mira, të cilëve ju është dhënë një akt i marrjes së tokës në pronësi, dhe të nesërmen e asaj ditë që ky akt i marrjes në pronësi është bërë dhe kontrata e shit-blerjes, dhe ky ia ka shitur tokën dikujt tjetër”.

A do të marrë zgjidhje shqyrtimi i dosjeve të titujve të pronësisë nga task forca e ngritur për këtë qëllim Vorpsi shfaqet skeptik.
Myrshit Vorpsi:
“Këtu është ngritur një strukturë që quhet Task Forcë që nuk ka asnjë gjetur por që ju vihet në qafë këtyre strukturave të ngarkuara me ligj të bëjnë punë, por që nuk e kanë bërë punën e vet. Dhe Task Forca po del si Skëndërbeu”.

Article Logic
Execution time: 0.0037808418273926