Ana Busch dhe vajzat e saj Lola, gjashtë vjeç dhe Maisie tre vjeç po luanin në plazh. Ato po hapnin gropa në rërë në një plazh në Irlandë kur gjetën një thesar të vërtetë. Një unazë martese në të cilën ishte gdhendur vetëm me një datë dhe emri Maria. Ajo vendosi të gjente pronaren e unazës dhe bëri një apel në facebook. Një javë pasi u postua, apeli i Anës ishte shpërndarë më shumë se 4300 herë. U zbulua se unaza i përkiste Gary Crossan burrit të atletes së njohur irlandeze Maria McCambridge. Ishte vëllai i Gary-t, ai që pa postimin e Anës dhe vuri në dijeni vëllanë e tij. Tre javë më parë Gary bashkë me Marian dhe disa persona të tjerë shkuan në plazh. Ai doli nga Oqeani Atlantik dhe e kuptoi se unaza ishte zhdukur. Pas kërkimeve pa rezultat çifti u kthye në Dublin aty ku ata banojnë. Por ende pa u mbushur muaji unaza e martesës mbërriti sërish te ai, falë këmbënguljes së Anës.