INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pronari i PSG, Al-Khelaifi akuzohet për korrupsion

Pronari i PSG, Al-Khelaifi akuzohet për korrupsion

Publikuar më: 12:48 13-10-2017

Presidenti i Paris Saint-Germain Nasser Al-Khelaifi është duke u përballur me akuza për korrupsion mbi të drejtat televizive të Kupës së Botës.

Al-Khelafi, njeriu që pagoi 222 mln euro për të blerë Neymar nga Barcelona, është akuzuar nga policia zvicerane, e njëjta polici që ka investiguar trupin qeverisës të futbollit.

Biznesmeni është akuzuar se ka korruptuar disa individë për të siguruar të drejtat televizive të Kupës së Botës.

Ish-sekretari i përgjithshëm i FIFA-s Jerome Valcke është akuzuar gjithashtu, pasi thuhet të jetë korruptuar për të drejtat televizive.

Një nga rolet e shumta të Al-Khelaifi-t është drejtori i stacionit televiziv beIN Sports, që ka marrë të drejtat për të shfaqur Kupën e Botës.

Një deklaratë për shtyp e prokurorisë zvicerane zbulon se Al-Khelaifi pritet të ndiqet penalisht për korrupsion.

Article Logic
Execution time: 0.0036180019378662