INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pronari i restorantit indian dënohet me 6 vjet burg se “vrau” klientin me arra [FOTO]

Pronari i restorantit indian dënohet me 6 vjet burg se “vrau” klientin me arra [FOTO]

Publikuar më: 19:35 23-05-2016

Pronari i një restoranti indian është dënuar me 6 vjet burg pasi është shpallur fajtor për vrasjen e një klienti që vuante nga një alergji prej arrave. Mohammed Zaman , 53 vjeçar, pronari i restorantit indian në Easingwold , u dënua për vrasjen e  Paul Wilson, 38 vjeç, pas një gjyqi në Gjykatën Teesside Crown.

Klienti kishte porositur një gjellë tipike të restoranit, por ka  kërkuar që pjata e tij, të mos kishte arra, madje e kishte shkruar edhe në porosi. Mirëpo ushqimi që i është servirur ka pasur në përbërje arra, kjo për të pakësuar kostot e ushqimit. Pra pronari i restorantit ka vendosur përfitimin përpara sigurisë.

Paul Wilson, menaxher i një bari, pësoi një shok anafiaktik fatal në shtëpinë e tij në Yorkshire, në janarin e viti 2014. Ai vdiq 3 javë pasi një kliente adoleshente në një nga restorantet e Zaman, kishte pësuar një reaksion alergjik,për të cilin nevojitej trajtim mjekësor. Zaman u shpall fajtor për të gjitha akuzat. Çeshtja do të ndiqet në shkalle ligjore gjithashtu dhe për tu bërë shembull për të gjithë.

Article Logic
Execution time: 0.0035932064056396