INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pronat në bregdet çojnë në burg 23 zyrtarë në Lezhë. Ja abuzimet e Fran Frrokajt

Pronat në bregdet çojnë në burg 23 zyrtarë në Lezhë. Ja abuzimet e Fran Frrokajt

Publikuar më: 16:34 16-03-2018

Me akuzën e shpërdorimit të detyrës kreu i bashkisë së Lezhës Fran Frrokaj është vënë në pranga. Fletë arresti është lëshuar pas disa muajsh hetime nga Prokuroria e rrethit të Lezhës për abuzime me pronat në bregdet. Sipas të dhënave të para ndalimi i kryebashkiakut të Lezhës erdhi pasi Gjykata aprovoi kërkesën e akuzës, duke dhënë masën arrest me burg.
Fletë arrestet janë lëshuar edhe për 22 persona të tjerë ndërsa në pranga kanë përfunduar kreu i bashkisë dhe 7 punonjës të tjerë të kësaj bashkie. Sipas të dhënave të para kryebashkiaku Fran Frrokaj dhe 22 zyrtarët e tjerë po hetohen për shpërdorim detyre në një skemë manipulimi të pronësisë së tokave në bregdetin e Lezhës, ku një sasi e konsiderueshme pronash janë tjetërsuar në shkelje të hapur me ligjin.
Në media janë publikuar të gjithë emrat që janë në hetim për këtë ngjarje të rëndë korrupsioni, ku mes tyre është nënkryetari i bashkisë, punonjës të kadastrës, juristë, kryetari i këshillit të qarkut por dhe ish funksionarë të lartë të pronave në këtë qark. Të gjithë këta akuzohen se në bashkëpunim me njëri tjetrin, në shpërdorim detyre dhe falsifikim dokumentesh kanë tjetërsuar mijëra hektarë tokë në bregdet.
Hetimet kanë nisur shtatorin e kaluar, kur me kërkesë të Prokurorisë, Gjykata e Lezhës vendosi sekuestron mbi një sipërfaqe trualli prej 285 mijë metrash katrorë në bregdetin e quajtur “Rana e Hedhun”, në Shëngjin. Prokuroria dyshon se sipërfaqja në fjalë është përvetësuar nga disa persona përmes falsifikimit të dokumenteve, duke ia shitur atë më pas personave të tjerë.
FLETË ARRESTE
1-Frran Frrokaj, kryetar i Bashkisë (I arrestuar)
2-Enver Hafizi nënkryetari i Bashkisë (I arrestuar)
3 Gjelina Bacaj, punonjëse e kadastrës (E arrestuar)
4-Juxhina Mema, specialiste katadastre
5-Ardenis Haxhia jurist (I arrestuar)
6- Gjon Doka kryetar i këshillit qarkut ( I arrestuar)
7-Dilaver Neli Specialist (I arrestuar)
8-Eduard Leka, ish-sekretar i komunës Shëngjin
9-Artan Djella, ish regjistrues
10-Ermando Jakaj, jurist
11-Enkelejd Zefi, inxhinier ndërtimi hartograf (I arrestuar)
12- Bledar Cara, jurist
13-Marte Gjergji, topografe
14-Frrok Frroku
15-Ndue Frroku
16-Gjin ose Vasil Frroku
17-Martin Frroku
18-Lekë Frroku
19-Vasil Gjoni
20-Pjetër Gjoni (I arrestuar)
21-Zef Gjini
22-Renato Malotaj ( futbollist i Partizanit)
23-Luigj Palokaj topograf.
Përveç fletë arresteve organi i akuzës i qytetit të Lezhës ka dhënë masa shtrënguese edhe për 5 persona të tjerë. Ata janë të detyruar të qëndrojnë pa lëvizur nga shtëpia deri në momentin e hetimit të plotë të kësaj dosjeje.
Arrest shtëpie
1-Gjelina Bacaj
2- Juxhina Mema
3-Marte Gjergji
4-Luigj Paloka
5-Frrok Frroku
Kapja e peshqve të mëdhenj, me akuzat e korrupsionit dhe shpërdorimit të detyrës, është një nga kërkesat më të artikuluar nga partnerët tanë ndërkombëtare. Ambasadori amerikan Donald Lu ka paralajmëruar kapjen e peshqve të mëdhenj, dhe mbase rrjeta ka nisur me kreun e bashkisë së Lezhës dhe zyrtarët e lartë të kësaj njësie vendore.

Article Logic
Execution time: 0.0043690204620361