INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pronat çojnë pas hekurave zyrtarë të lartë shtetërorë në Shkodër

Pronat çojnë pas hekurave zyrtarë të lartë shtetërorë në Shkodër

Publikuar më: 08:35 21-09-2018

Çështja e pronave ka trazuar jo pak shoqërinë shqiptare që prej shembjes së regjimit komunist. Policia e Shkodrës njofton se ka ndaluar 4 zyrtarë të lartë, mes tyre dhe juristin e Hipotekës. Dy zyrtarë janë arrestuar dhe dy të tjerë janë ndaluar në qytetin e Shkodrës. Kështu, në pranga të policisë ka rënë juristi i Hipotekës dhe njëherazi anëtar i këshillit bashkiak, si dhe një person tjetër, për ndikim të paligjshëm. Të ndaluarit janë Mirjan Bletajt këshilltar i bashkisë Shkodër, nën siglën e PS, i cili ka kaluar pak muaj më parë në radhët e LSI-së, njëherazi edhe jurist i zyrës së regjistrimit të pasurive të paluajtshme si dhe Sokol Tirana. Ndërsa dy persona të tjerë, Joan Zefi dhe Ndoc Tara janë prangosur me akuzën e ndikimit të paligjshëm te funksionarët publikë.
Njoftimi Policisë:
Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Shkodër ka regjistruar kryesisht procedimin penal nr.607, lidhur me veprat penale të parashikuara nga nenet 245/1, paragrafi i dytë dhe 259 të K.Penal. Në kuadër të këtij procedimi penal, me datë 20.09.2018, janë ndaluar me urdhër të Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër të dyshuarit:
Mirjan Bletaj, me detyrë jurist pranë ZVRPP Shkodër, i dyshuar për veprën penale të parashikuar nga neni 259 i K.Penal;
Sokol Tirana, i dyshuar për veprën penale të parashikuar nga neni 245/1, prgr.2;
Si dhe janë arrestuar në flagrancë të dyshuarit:
Joan Zefi, i dyshuar për veprën penale të parashikuar nga neni 245/1, prgr.2;
Ndoc Tara, i dyshuar për veprën penale të parashikuar nga neni 245/1, prgr.1;

Article Logic
Execution time: 0.0036189556121826