INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pronat “makthi” i shqiptarëve, Banka Botërore zbulon gabimet: Pronat e regjistruara jashtë realitetit

Pronat “makthi” i shqiptarëve, Banka Botërore zbulon gabimet: Pronat e regjistruara jashtë realitetit

Publikuar më: 12:30 15-08-2019

Çështjet e pronave janë një nga problemet që prej vitesh përndjekin familjet shqiptare.Një tjetër problem nxjerr në pah Banka Botërore e cila thekson se pronat e regjistruara në zyrat e hipotekave shpesh nuk kanë lidhje me realitetin.

Një studim i posaçëm për çështjet e pronave, i publikuar së fundi nga Banka, gjeti se, hartat ekzistuese kadastrale të mbajtura nga ZRPP nuk pasqyrojnë përgjithësisht situatën aktuale në terren.

U vu re se njësitë e pasurive të paluajtshme (parcelat dhe ndërtesat kadastrale) në shumë raste janë të pozicionuara gabimisht dhe problematika është ndërlikuar me kalimin e kohës, duke ndryshuar specifikimet dhe sistemet e referencës.Në shumë raste, ka disa kopje të së njëjtës fletë harte, që përdoret dhe shpesh është e paqartë se cila hartë është më aktuale ose e sakta.

Vendimet shpesh merren duke përdorur njohjet mbi të shkuarën e personit ose pronës.

Në zyrat e hipotekave përgjithësisht ka të dhëna mbi parcelat por nuk dihet më saktësi statusi i pronësisë së saj.Situata është përgjithësisht më e ngatërruar ne zonat urbane, sidomos në Tiranë dhe rreth saj dhe në disa prej zonave bregdetare më të mëdha ku ka shumë ndërtime informale.

Gabimet më së shumti janë akumuluar për shkak mospërputhjeve që vijnë edhe nga mungesa e dokumentacionit.Gabimet në regjistrimet e pronave përgjithësisht reflektojnë kufijtë të gabuar, madhësinë e parcelës dhe dokumentet e pronësisë.Ish-punonjës dhe punonjës aktuale të zyrave të hipotekave janë përgjegjës për këto gabime, thuhet në gjetjet e BB-së.

Gabimet zakonisht zbulohen në kohën kur bëhet një transaksion në njësinë përkatëse të pasurive të paluajtshme. Deri në kohën kur bëhet një transaksion, pronari i pronës ose pronarët ngjitur të pronave nuk kanë njohuri për gabimet që lidhen me pasurinë.

Article Logic
Execution time: 0.0035829544067383