INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pronat në bregdet, Lame: Mish mash e abuzime, së shpejti një skemë e re

Pronat në bregdet, Lame: Mish mash e abuzime, së shpejti një skemë e re

Publikuar më: 12:48 03-03-2018

Kreu i ALUIZNI-t, Artan Lame në një deklaratë për mediat bëri të ditur se qeveria po përgatit një skemë veprimi për pronat në zonat bregdetare.

“Qeveria po përgatit skemë veprimi si nevojë për të sqaruar një pjesë mish mashi me pronat në zonat bregdetare të vendit, me atë pjesë që lidhet me ndarjen e këtyre zonave në mënyrë abuzive, apo AMTP-së. Qeveria synon ti thotë fund këtij procesi të turpshëm dhe t’i rikthejë shtetit pronat e grabitura në këtë mënyrë. Prona, që duke u rigrupuar do të ketë destinacion të qartë, përdorimin në procesin e kompensimit të ish pronarëe dhe investimeve në turizëm. Nga ky fenomen zhvatje ka vuajtur e gjithë zona bregdetare e vendit. Si zona të tilla, Velipoja, Lezhë Shëngjin, Kune Vain, ishull Lezhë, Gjiri i Lalzit, Spille në Kavajë, Seman, Nartë, Orikum dhe të gjithë bregdetin e Rivierës në përgjithësi në jug. Janë ndarë duke i konsideruar si toka bujqësore zona e rërës e plazheve, brezit pyjor të bregdetit, kënetat, ligatinat, moçalet. Janë ndërruar zërat kadastralë”, tha Lame.

Ai u bëri thirrje qytetarëve që të mos bien pre e abuzimeve.

“Një pjesë po mundohen të humbasin gjurmët e krimit duke i shitur, rishitur, ndarë e rindarë këto parcela të fituara në rrugë të kundraligjshme. Në këto kushte i bëjmë thirrje qytetarëve shqiptarë që në padijeni mund të bien në kurthe të tilla, të tregohen të kujdesshëm në momentin që duhet të blejnë toka në zona bregdetare”, tha Lame.

Article Logic
Execution time: 0.0035219192504883