INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
“Pronat”:  PD ankimon ligjin në Gjykatën Kushtetuese

“Pronat”: PD ankimon ligjin në Gjykatën Kushtetuese

Publikuar më: 13:29 29-02-2016

Pas Presidentit edhe Partia Demokratike ka ankimuar këtë të hënë në Gjykatën Kushtetuese ligjin e pronave. Jorida Tabaku dha arësyet se përse ky ligj bie ndesh me Kushtetutën, menjëherë pasi demokratët depozituan kërkesën ankimore në kushtetuese.

“Ka disa elementë që ne ngritem shqetësim që ky ligj është antikushtetues. Ky ligj cënon një parim të sigurisë juridike. Kjo bie ndesh me një sërë vendimesh, por cënon barazinë paa ligjit. Ne kemi mbledhur mendimet e grupeve të interesit duke gjykuar që prona është gjëja më e rëndësishme. Ky ligj e vonon kthimin dhe kompensimin e pronarëve. Ky ligj nuk e njeh pronën si koncept. Ligji ka edhe lemente që ne mendojmë se janë shumë të dëmnshëm duke kaluar në rastin kur një individ duhet të heqe dorë nga e drejta e pronës.

Të drejtat e ish-pronarëve janë pjesë e programit të Partisë Demokratike, ndërsa deputeti Oerd Bylykbashi deklaron se me këtë ligj cënohet e drejta e pronës. “Çështja që duhet të fokusojmë është që ne si PD ku ish-pronarët janë një shtyllë identiti i PD ne nuk mund të pranojmë në asnjë mënyrë që me këtë ligj të ndodhë dicka e tillë. Cënimi i pronës nëpërmjet këtij ligji është flagrant. Cënohet siguria dhe barazia para ligjit. Sot jemi për të konfirmuiar këtë qëndrim që ky ligj do të shfuqizohet. Çdo element që bie ndesh me të drejtën e qytetëve duhet të shfuqizohet”.

Article Logic
Execution time: 0.0041940212249756