INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pronat, Vlahutin në Vlorë: BE angazhohet për një zgjidhje të përshtatshme

Pronat, Vlahutin në Vlorë: BE angazhohet për një zgjidhje të përshtatshme

Publikuar më: 11:15 27-03-2018

Çështja e pronave është një nga temat më të debatuara në Shqipëri, duke përmendur këtu edhe rastet e grabitjes së tokave në bregdet ku janë përfshirë edhe zyrtarë të shumtë e politikanë.

Pikërisht për çështjen e pronave ambasadorja e BE-së në Tiranë Romana Vlahutin së bashku me ministren e Drejtësisë këtë të martë kanë qënë në Vlorë.

Gjatë fjalës së saj Vlahutin u shpreh se BE-ja do të angazhohet për të gjetur një zgjidhje të përshtatshme lidhur me çështjen e pronës private.

“Sot do të merrem me një çështje që është shumë larg axhendës sonë, por që është në axhendën e qeverisë dhe të qytetarëve, që është çështja e pronës.. Ne si BE duam të angazhohemi për të gjetur një zgjidhje të përshtatshme lidhur me çështjen e pronës private”u shpreh ambasadorja.

Kujtojmë se një ditë më parë në një deklaratë për mediat ministrja e Drejtësisë Gjonaj u shpreh se Qeveria ka vendosur pezullimin përkohësisht të regjistrimit të pronave në bregdet dhe reformës së tokës në tërësi, pas abuzimeve të panumërta dhe grabitjes së mijëra ha tokë në bregdet.

Article Logic
Execution time: 0.0037119388580322