INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Propozimet e aleatëve të opozitës për zgjidhjen e krizës, mes tyre testi i drogës për…[LISTA]

Propozimet e aleatëve të opozitës për zgjidhjen e krizës, mes tyre testi i drogës për…[LISTA]

Publikuar më: 10:38 29-04-2019

Krerët e PR-së, LZHK-së, PDK-së, PAA-së dhe PBDNJ-së janë mbledhur ditën e sotme në një takim ku është diskutuar në lidhje me zgjidhjen e mundshme tw krizws politike.

Ata kanë kërkuar që të thirret një tryezë nga presidenti i Republikës në lidhje me zgjidhjen e kësaj krize.

Kërkesat
Partitë tona, si Grupim i Qendrës së Djathtë (GQD) të përbërë nga; PR, PAA, PBDNJ, LZHK dhe PDK, propozojnë realizimin e një Marrëveshje Politike Kushtetuese, duke propozuar sa më poshtë:

1-Thirrja e një tryeze politike nga Presidenti i Republikës, e përfaqësuesve të opozitës dhe mazhorancës.
2-Përcaktimi i një date për zgjedhjet lokale dhe parlamentare, me një qeverisje tranzitore (qeverisje kujdestare) me dakortësi politike.
3-Reformë zgjedhore e cila ndalon finacimin e paligjshëm
4-Kthimi i Parlamentit në një Parlament përfaqësues dhe kushtetues, nëpërmjet ndryshimit të sistemit zgjedhor
5- Përcaktimi me një dispozitë tranzitore kushtetuese për një periudhë 15 vjeçare, i krijimit të një Qeverie Kujdestare 6 muaj përpara zgjedhjeve, duke përcaktuar me ligj formën, kriteret e përfaqësimit dhe detyrat e saj.
6- Vlerësimi i kuadrit kushtetues të vendit, me një grup të posaçëm ekspertesh të së Drejtës Kushtetuese, vendas dhe të huaj, për të mundësuar kthimin e Republikës Parlamentare dhe funksionimin e saj, bazuar në pavarësinë dhe balancimin e pushteteve.
7- Bashkëpunimi për një vlerësim të drejtë të Reformës në Drejtësi
8-Kufizimi i mandatit të Kryeministrit dhe deputetëve.
9-Të bëhet testi i drogës për Presidentin, Kryeministrin dhe deputetët.
10-Zgjedhja e Presidentit të Republikës drejtpërdrejt nga populli dhe jo nga mazhoranca apo pazare politike
11-Krijimi i një sistemi parlamentar me dy dhoma, Senat dhe dhomë e përfaqësuesve
12-Rishikimi i Reformës Administrative, për ta çuar pushtetin lokal afër dhe në shërbim të njerëzve dhe jo vetëm në qendrat e mëdha urbane, me qëllim kontrollin politik të territorit.

Article Logic
Execution time: 0.0036489963531494