Shkruaj një letër, bashkoji 16 euro dhe do të fitosh një shtëpi e cila vlen më shumë se 1 milionë euro.
Një propozim i tillë vjen nga një kanadez, i cili ka vendosur t’i shesë shtëpinë atij personi që i shkruan letrën më të bukur.
Të gjithë aplikuesit duhet t’i përgjigjen vetëm një pyetjeje: përse kjo shtëpi do të ndryshonte jetën tënde. Dhe ai që do të jap përgjigjen më të mirë do të fitojë.
Pronarja ka vendosur ta shesë shtëpinë vilë, pasi nuk ka mundësi shëndetësore të kujdeset. Shtëpia është e madhe rreth 350 metra katrorë.
Ajo mendoi të nis një konkurs letërsie për të zgjedhur pronarin e ri. Dhe mjafton një letër me 350 fjalë, ta dërgosh me email apo postë. Afati është deri në mars. Historitë më të bukura do të publikohen në faqen e Facebook krijuar për konkursin.
Një juri do të votojë për fituesin.
Nëse konkursi anulohet lekët do t’u kthehen mbrapsht aplikuesve.Por zonja është optimiste se objektivi do të arrihet.