Në daljen e tij të parë publike si kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili del me një propozim konkret mbi paketën e zgjidhjes të ofruar nga Edi Rama në tryezën e dialogut të thirrur nga Presidenti në ikje Bujar Nishani. Sipas Vasilit PPE duhet të thotë fjalën e saj për propozimin e Ramës. Për kreun e ri të LSI Petrit Vasili nuk ka rendësi rezultati i zgjedhjeve të 18 qershorit por stabiliteti i vendit. Ndërsa sot zyrtarisht Ilir Meta nuk është më kreu i LSI, forcë politike që e ka themeluar në 2004, do të ndërmarrë një tur kombëtar me qëllim Për të falënderuar mijëra mbështetës të Lëvizjes Socialiste për Integrim.