INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Propozimi për çeljen e negociatave. Zyrtarët e lartë të BE “zbarkojnë” në Tiranë

Propozimi për çeljen e negociatave. Zyrtarët e lartë të BE “zbarkojnë” në Tiranë

Publikuar më: 15:57 12-04-2018

Qeveria shqiptare po pret propozimin e BE për çeljen e negociatave. Shefja për politikë të Jashtme të BE-së, Federica Mogherini dhe eurokomisioneri për zgjerimin Johannes Hahn pritet të mbërrijnë në Tiranë më 17 prill.  Në të njëjtën ditë kur Shqipëria pret ftesën për çeljen e bisedimeve për tu bërë pjesë e Bashkimit Europian. Pas pesë ditësh Mogherini dhe Hahn do t’i dorëzojnë qeverisë shqiptare progres-raportin për procesin e anëtarësimit. Komisioni Europian do të publikojë progres raportin më 17 prill, bashkë me vlerësimet për progresin e arritur vjetor. Pas vizitës në Tiranë, Hahn dhe Mogherini do të vizitojnë Maqedoninë. Ndërkohë qeveria shqiptare pret të marr një vlerësim optimist për progresin e bërë. Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati deklaroi pak ditë më parë se vendi ka bërë hapa konkretë në administratë. Ai u shpreh optimist se në prill Komisioni do të rekomandojë nisjen e këtij procesi bazuar edhe mbi logjikën e rekomandimit të 2016.

Article Logic
Execution time: 0.0038988590240479