INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Negociatat/ Gjermanët të pakënaqur, ja çfarë thonë për Ballkanin

Negociatat/ Gjermanët të pakënaqur, ja çfarë thonë për Ballkanin

Publikuar më: 14:18 19-04-2018

Marrja e rekomandimit nga Komisioni Europian për çeljen e negociatave të anëtarësimit me Bashkimin Europian për Shqipërinë dhe Maqedoninë është reflektuar edhe në mediat gjermane.

Deutche Welle shkruan se në një analizë të saj me titullin "Ballkani Perëndimor si zëvendësim për Turqinë?", gazeta gjermane "Frankfurter Allgemeine Zeitung" i kushtohet rekomandimit të Komisioni Europian për fillimin e bisedimeve të anëtarësimit për Shqipërinë dhe Maqedoninë.

Turqia është larguar nga BE, thuhet në raportin e progresit të KE për Turqinë. Por "Ballkani Perëndimor nuk mund të jetë zëvendësim për Turqinë, sepse të gjashtë vendet së bashku janë vërtet pa ndonjë peshë të madhe.

E përditshmja gjermane i kushton vëmendje edhe skepticizmit të vendeve të ndryshme ndaj zgjerimit të mëtejshëm të BE-së. "Të martën presidenti francez, Emmanuel Macron u shpreh, se para zmadhimit duhet të vijë njëherë thellimi. Berlini po ashtu është kundër datës 2025, dhe sqaron, se vendimtare janë hapat e reformave. Frankfurter Allgemeine Zeitung në një koment të saj me titull "Aspak nxitim" vëren se sigurisht që askush nuk ka kundërshtim që të lidhen me BE vendet e Ballkanit Perëndimor, por... të paktën kësaj here nuk duhet nxituar.

‘Tani Komisioni rekomandoi çeljen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë, e presidenti francez ka marrë pozicion të fortë: Së pari duhet të reformohet BE. Ai ka të drejtë, përmbajtja duhet para shpejtësisë, edhe pse shumë vetë në Ballkanin Perëndimor këtë do ta ndjenin si refuzim. Duhet menduar me kreativitet për hapat e ndërmjetëm." citohet në shkrim.

Edhe shefja e diplomacisë Migherini gjatë ndalesës në Shqipëri por edhe gjatë darkës të përbashkët me disa kryeministra të Ballkanit , përcolli këtë mesazhin se vendet e rajonit tashmë duhet t'i kthehen punës dhe se semfari jeshil është haput.

“U kthyet në shtegun e duhur. Mund të festoni; kjo është arritje e madhe, por pastaj, kthejuni punës”!ishte komenti Mogherinit.

Article Logic
Execution time: 0.0054888725280762