INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Propozimi për hartën e re elektorale: Tiranës dhe Durrësit u shtohen deputetë, u hiqen 3 qarqeve të tjera

Propozimi për hartën e re elektorale: Tiranës dhe Durrësit u shtohen deputetë, u hiqen 3 qarqeve të tjera

Publikuar më: 14:02 16-11-2016

Zgjedhjet parlamentare të vitit 2017 do të përcaktohen nga harta e re elektorale, duke sjellë një rishpërndarje mandatesh.

Propozimi i Komisionit të Reformës Zgjedhore sjell rritje mandatesh në Tiranë dhe Durrës dhe ulje në qarqe të tjera si Kukësi, Korça dhe Berati. Ndarja e re elektorale është llogaritur nga Komisioni Qëndror i Zgjedhjes duke u bazuar në rezultatin e vitit 2013 për t’i paraprirë procesit elektoral. Kjo ndarje e re për zgjedhjet e vitit 2017 do të përcaktohet nga rritja natyra e popullsisë si dhe lëvizjet e saj brenda territorit shqiptar. Spikat fakti se rishpërndarja do të prekë vetëm një numër të limituar qarqesh. Korçës , Kukësit dhe Beratit u hiqet nga një mandat në raport me zgjedhjet e vitit 2013. Korça do të ketë 11 mandate, në krahasim me 12 që kishte fillimisht, Berati 7 nga 8 dje Kukësi 3 nga 4. Këto mandate do të kalojnë në Tiranë dhe Durrës, me kryeqytetin që fiton 2 mandate duke rritur numrin e deputetëve në 34 nga 32 që kishte fillimisht, ndërsa Durrësi bëhet me 14 mandate nga 13.

hartaelektorale.jpg

 

radio TV

 

Të fundit

Kryesore

LIKE Shqip Top 10

poll
Article Logic
Execution time: 0.0032761096954346