INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Protestat studentore ishin shkaku i dorëheqjes? Lindita Nikolla: ‘’Gota plasi në dorën time’’

Protestat studentore ishin shkaku i dorëheqjes? Lindita Nikolla: ‘’Gota plasi në dorën time’’

Publikuar më: 21:40 28-01-2019

Protestat e fuqishme studentore, ish-ministrja e Arsimit Lindita Nikolla e ftuar në emisionin “A Show” në News 24 me Adi Krastën i etiketon si shkaktaret e dorëheqjes së saj.

Ajo thotë se duhet të largohej pasi “gota i palsi në dorë” dhe se qeverisja pas kësaj kishte nevojë për energji dhe ekip të ri.

Nikolla: "Ishte një moment i fortë që le të themi gota plasi në dorën time dhe normal që unë duhet të largohesha, por arsyet e tjera për t’i dhënë një energji të re dhe një reflektimi të thellë, kryeministri por jo vetëm gjithë mazhoranca dhe qeverisja falë edhe protestës së studentëve ndodhi dhe u pa e arsyeshme që duhej një sinergji dhe një skuadër e re për të ecur përpara me programin e qeverisë."

 

 

Article Logic
Execution time: 0.0036439895629883