Policia greke ka arrestuar një shqiptar 36 - vjeçar. Ai ishte menaxher i një lokali në Greqi dhe në ambjetet e barit dyshohet se ai detyronte kamarieren të ushtronte prostitucion.
Sipas mediave greke bashkë me shqiptarin, emri i të cilit nuk bëhet i ditur u vu në pranga edhe një vajzë 28 - vjeçare nga Moldavia, si bashkëmenaxhere e lokalit.
Dy të arrestuarit detyronin me dhunë kamarieren 32 - vjeçare, që të kryente marrëdhënie seksuale me klientët kundrejt pagesës. Fitimet e aktivitetit të plaigjshëm shqiptari dhe moldavia i ndanin mes tyre. Në lokal atyre iu gjetën edhe sende që provonin se ushtronin dhunë kundrejt kamarieres. Mësohet se shqiptari kishte pasur edhe më parë preçedentë të ngjashëm.