INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Drogë, seks e prostituta, operacioni që shpërtheu dyert e moteleve në Tiranë [VIDEO]

Publikuar më: 10:13 06-02-2017

11 persona janë vënë në pranga, mes tyre dhe një punonjës policie, në sajë të operacionit të koduar “Free Taxi”. Ka qënë vetë drejtori i policisë së Tiranës, Ervin Hodaj që ka bërë të ditur operacionin. Ndërkohë në një konferencë për mediat Hodaj tha se për 10 shtetas të tjerë ka nisur procedimi penal në gjendje të lirë, mes tyre dhe gjashtë femra të cilat dyshohet se shfrytëzoheshin për prostitucion, ndërsa një person tjetër është shpallur në kërkim.
Ervin Hodaj:
“Ky grup kriminal dyshohet se në kohë dhe zona të ndryshme në qytetin e Tiranës kanë shfrytëzuar dhe ndërmjetësuar për prostitucion me qëllim përfitimi femrat e rekrutuara për të ushtruar këtë veprimtari të paligjshme. Shtetaset Ambra.I dhe Fllanze.A dyshohet se rekrutonin vajza të moshave të ndryshme për të ushtruar prostitucion dhe klientët siguroheshin prej organizatorëve, të cilët ishin taksistë. Shuma për çdo klient shkonte nga 50-150 euro. Aktiviteti i tyre kriminal kamuflohej dhe lehtësohej përmes aktivitetit si taksist duke bërë të mundur transportimin e vajzave që ushtronin prostitucion në hotele dhe ambjente të tjera”.
Gjithashtu këta shtetas dyshohet se në disa raste kanë siguruar dhe lëndë narkotike të llojit kokainë të cilën ua shisnin klientëve.
Nga arrestimet e bëra në disa ambjente është konstatuar lëndë narkotike e llojit kokainë në disa procione. Janë sekuestruar disa doza dhe mjetet e përdorimit të tyre. Gjatë operacionit janë sekustruar dhe tre automjete taksi, aparatë telefoni, 50 mijë lekë të reja, katër doza kokainë. Femrat e shfrytëzuara për prostitucin gjatë kësaj periudhe do trajtohen pranë një strehëze pritëse me qëllim rehabilitimin dhe nxjerrjen e tyre nga ky rrjet shfrytëzimi. Materialet në ngarkim të tyre i janë referuar Prokurorisë së Tiranës për hetime të mëtejshme”.

Article Logic
Execution time: 0.0021560192108154