Uniformat blu të kryeqytetit kanë goditur një grup kriminal, i cili ofronte prostitucion online. Në notimin zyrtar të policisë bëhet e ditur se nga hetimet ka rezultuar se shtetasja D. T., 32 vjeçe, prej një kohe të gjatë punësonte vajza të moshave të reja dhe i shfrytëzonte ato për prostitucion virtual. Policia bën të ditur se prostitucioni virtual zhvillohej ndërmjet logimit në faqet “Adult Work”, aktivitet të cilin e kryenin në një apartament në bulevardin “Bajram Curri”.
Njoftimi i policisë:
“Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme pranë Sektorit për Hetimin e Krimit të Organizuar në D.V.P. Tiranë, në kuadër të operacionit policor të koduar “Chat line 3”, më datë 06.09.2017, arrestoi shtetasit :
– D. T., 32 vjeçe, banuese në Tiranë, administratore e studios “Chat Line”.
– A. B., 33 vjeç, banues në Tiranë.
– Xh.B., 21 vjeçe, banuese në Tiranë.
– A.B., 20 vjeçe, banuese në Tiranë.
– E.D., 21 vjeçe, banuese në Tiranë.
– K.B., 19, vjeçe, banuese në Tiranë.
– A.K., 19 vjeçe, banuese në Tiranë.
Ndiqet në gjendje të lirë shtetasja :
– B.D., 17 vjeçe, banuese në Tiranë.
Ndërkohë janë sekuestruar në cilësinë e provës material :
– 9 njësi kompjuteri.
– 9 ekrane kompjuteri.
– 9 kamera për komunikim video online.
– 2 lap-topë.
– 16 lodra plastike të seksit
– sende të tjera të cilat përdoren si lodra seksuale.