INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Prostitucioni në disa shtete nuk është më tabu! Njihuni me disa që e kanë legalizuar

Prostitucioni në disa shtete nuk është më tabu! Njihuni me disa që e kanë legalizuar

Publikuar më: 09:44 31-07-2019

Zanati më i vjetër në botë, prostitucioni në pjesën më të madhe të shteteve në botë zhvillohet në mënyrë ilegale. Po meqë ilegaliteti vetëm dëmton disa shtete të “zgjuara” e kanë legalizuar. 

Ja lista e vendeve ku prostitucioni është i ligjshëm:

Franca
Prostitucioni është i ligjshëm në Francë, edhe pse ngacmimet në publik janë ende të paligjshme.
Holanda
Si një prej shteteve më të famshme në botë për punonjëset e shtëpive të kuqe, prostitucioni është i ligjshëm, ashtu sikurse edhe disa vese të tjera. Holandezët kanë pasur gjithmonë një qasje më mendjehapur.
Belgjika
Belgët duke e bërë legale janë përpjekur të largojnë stigmën, dhunën dhe frikën dhe kanë ngritur shtëpi publike shtetërore me teknologji gjurmësh gishtërinjsh.
Austria
Prostitucioni është tërësisht i ligjshëm në Austri. Prostitutave u kërkohet të regjistrohen, t’u nënshtrohen “checkup”-eve periodike për gjendjen shëndetësore, të jenë mbi 19 vjeç dhe të paguajnë taksa.
Danimarka
Prostitucioni është i ligjshëm edhe në Danimarkë. Qeveria ndihmon edhe prostitutat me aftësi të kufizuara, duke iu hequr kostot shtesë që disa prej tyre duhet të paguajnë.
Gjermania
Prostitucioni u legalizua në vitin 1927, madje ka edhe bordello shtetërore. Punonjëseve u ofrohen sigurime shëndetësore, u kërkohet pagimi i taksave, por ato marrin edhe përfitime sociale si pensionet.
Greqia
Është përpjekur të imitojë modelin gjerman, duke e përfshirë prostitucionin si një punë e zakonshme në shoqëri. Punonjëset e seksit kanë të njëjtat të drejta me të tjerët, e madje duhet t’iu nënshtrohen shumë shpesh dhe “checkup”-eve shëndetësore.
Republika Çeke, Praga
Prostitucioni është i ligjshëm, e madje mund të gjesh çifte që kryejnë marrëdhënies seksuale dhe në ambiente publike, po duke ruajtur momentet kur s’ka kalimtarë.
Zelanda e Re
Prostitucioni është bërë i ligjshëm në Kiwis prej vitit 2003. Ka bordello të licencuara bazuar mbi ligjet e shëndetit publik dhe punësimit, pra punonjëset marrin përfitime sociale, si çdo punonjës tjetër.
Australia
Statusi ligjor i prostitucionit në ishullin kontinent varion nga shteti në shtet. Ai është legalizuar në disa zona, por mbetet ende i paligjshëm në disa të tjera. Kjo vlen dhe për bordellot.
Kanadaja
Të prostituosh vetveten është e ligjshme, por të paguash për seks është bërë e paligjshme që prej fundit të vitit 2014. Ky sistem me të meta të thella i vendos punonjëset e seksit në një situatë tejet të rrezikshme dhe të paqartë.
Brazili
Prostitucioni është i ligjshëm, gjithsesi po lufta mes biznesmenëve që kanë hapur shtëpitë publike është shumë e ashpër.
Bangladeshi
Prostitucioni mes meshkujve është i paligjshëm, ndërsa çdo gjë tjetër është e ligjshme. Të qenit tutor dhe zotërimi i një bordelloje janë gjithashtu të ligjshme.
Indonezi
Nëse do ta veçosh prostitucionin, ai nuk shihet në asnjë rresht ligji apo në ndonjë formë të qartë, megjithatë mjafton që thuhet se tregtia e seksit është e ligjshme. Kjo nënkupton se detyrimi me forcë për ushtrim prostitucioni, apo trafikimi i të miturve janë tejet të rrezikshme.
Kolumbi
Të punosh në industrinë e seksit në Kolumbi është e ligjshme, ndërsa të qenit tutor jo. Prostitucioni është i përhapur kryesisht në qytete si Cartagena dhe Barranquilla.
Ekuadori
Çdo gjë e lidhur me punën e seksit është e ligjshme. Mund të shesësh trupin, të drejtosh një bordello, ose të jesh tutor pa pasoja ligjore. Gjithsesi të detyrosh të tjerët për të prostituar është një problem i madh.



Article Logic
Execution time: 0.0039019584655762